ShowBiz

Rolex-i i Paul Newman shitet 17,8 milionë dollarë

Një orë Rolex që i përkiste aktorit Paul Newman u shit në ankand në Nju Jork me një vlerë rekord prej 17,8 milionë dollarë, një rekord botëror për një orë dore, njoftoi Kompania “Phillips”, që ishte organizatore e shitjes.

Ky Rolex Daytona i përshtatshëm për sportet ekstreme, ishte një dhuratë për aktorin amerikan në vitin 1969 nga bashkëshortja e tij Joanne Woodward, në periudhën kur po xhirohej “Winning”, një film i James Goldstone ku ai mishëronte një pilot garash.

Ora është blerë nga një person, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, 12 minuta pas daljes në ankand ndërmjetësuar nga telefoni.

Rekordi i mëparshëm për një orë dore daton nëntorin e 2016, ndërsa një Patek Philippe referencë 1518 u shit në ankand për 11,1 milionë dollarë në Gjenevë.

“Aktori, fitues i Çmimit Oskar për ‘Ngjyra e parasë’ vdiq në 2008 i prekur nga kanceri në mushkëri, i cili e përdori këtë orë Rolex Daytona deri në vitin 1984, duke lavdëruar para miqve në mënyrë të veçanta saktësinë, pasi e cilësonte ora që flet”, shkruan “Phillips”./KosovaPress/

the authorE B