Rajon & Botë

Rojet bregdetare libiane shpëtojnë 278 emigrantë

Rojet bregdetare të Libisë kanë shpëtuar sot 278 emigrantë, ndër të cilët ka gra dhe fëmijë.

Aksionet e shpëtimit janë ndërmarr në brigjet bregdetare në perëndim të Tripolit, tha zëdhënësi i forcave detare të Libisë, Ayub Kasid.

Në një aksion janë shpëtuar 128 persona dhe në aksionin tjetër të shpëtimit janë shpëtuar edhe 150 persona të tjerë, raporton Reuters./KosovaPress/

the authorE B