Ylli i Liverpool, Andrew Robertson ka gjetur kohën që para derbit ndaj Everton ta falënderojë trajnerin e kundërshtarëve, Marco Silva.
Mbrojtësi i majtë ka luajtur nën urdhrat e portugezit sa ishte pjesë e Hull City dhe ka bërë të ditur se ka mësuar shumë nga ai.
Robertson pastaj siguroi një transferim tek Liverpool për 10 milionë euro, para fillimit të edicionit 2017/18.
“Ishte një diskutim i shkurtër. Trajneri ynë po festonte në fushë dhe Marco nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si fituam” ka thënë Robertson duke iu referuar ndeshjes së parë ndaj Everton, transmeton lajmi.net.
“Nuk ishte momenti më i mirë për të folur me anëtarët e palës humbëse, por kam shumë respekt për të dhe do të dëshiroja të mendoja se edhe ai ka respekt për mua” ka thënë tutje Andy.
“Unë i dhashë gjithçka sa isha tek Hull, dhe vetëm u afrova për t’i thënë faleminderit” ka thënë ndër të tjerash skocezi.
Robertson pritet që edhe sot të jetë në fushë, në ndeshjen kundër Everton, në ‘Goodison Park’. /Lajmi.net/