Sport

Roberto Soldado kalon te Fenerbahce

Sulmuesi Roberto Soldado ka kaluar te Fenerbahce.Soldado ishte pjesë e Villarrealit në sezonin e fundit, ndërsa vetë klubi e ka konfirmuar shitjen e tij.

Lojtari ka bërë karrierë në skuadra të mëdha si Real Madridi, Valencia, Tottenhami, ndërsa ka edhe disa paraqitje me kombëtaren spanjolle.Ai në dy vitet e fundit ishte te Villareali ku shënoi nëntë gola në 38 paraqitje.

Lojtari pritet të arrijë në Turqi së shpejti, ku do të prezantohet.