Ylli algjerian i Leicester City, Riyad Mahrez, mund të përfundojë në Ligue 1 te skuadra franceze Marseille, sipas Mundo Deportivo.
Algjeriani u duket i gatshëm ta lërë Leicester City-in gjatë afatit kalimtar veror, por gjithçka dështoi pasi Roma nuk u pajtua ta paguajë çmimin e kërkuar nga skuadra angleze për të, transmeton Express.
Tash, Marseille është e etur për ta blerë Mahrezin.
Raportohet se skuadra franceze shpreson se do ta bindë Leicesterin ta lëshojë yllin e saj për një shumë 26.5 milionë funte. /Express/