Ish-mesfushori i Barcelonës, Rivaldo, ka theksuar se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë, gjersa e ka lartësuar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon, para El Clasicos që do të zhvillohet këtë të shtune.
Real Madridi e pret Barcelonën në “Santiago Bernabeu” të shtunën në mesditë, me mysafirët nga Katalonja që kanë 11 pikë më shumë në renditjen tabelore se kampioni i Spanjës dhe Evropës.El Clasico do të jetë edhe një derbi në vetë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
I pyetur për dyshen – që mbase janë dy lojtarët më të mirë në histori të futbollit – Rivaldo, i cili e ka fituar La Ligën dy herë me fanellën e Barçës, e ka pranuar se Messi është një nivel mbi të tjerët.“Do të doja të luaja me Messin, do të ishte fantastike. Ai është më i miri në botë, është ai që bën dallimin më së shumti”, ka thënë braziliani.I pyetur për Ronaldon, ai ka shtuar: “Ronaldo është lojtari më i rrezikshëm në Real Madrid”. /Express/