Aktuale

I riu në Mitrovicë u qellua 10 herë

Një person është plagosur në Mitrovicë si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ndërsa është dërguar në QKUK, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 21:20 në njërin prej lokaleve afër urës së Ibrit në Mitrovicë.

Zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti e ka konfirmuar rastin për KosovaPress dhe ka thënë se policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku ka konfiskuar një armë zjarri, ndërsa nuk ka bërë të ditur detaje tjera.

KosovaPress mëson se i plagosuri është E.K. 23 vjeçar dhe është dërguar në QKUK për trajtim shëndetësor, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rendë. Të njëjtat burime njoftojnë se ai është qëlluar 10 herë.

the authorE B