Sport

Rita Zeqiri eliminohet nga ‘Rio 2016’

Pas Urata Ramës e Qëndrim Gurit, edhe Rita Zeqiri është eliminuar nga ‘Rio 2016’.

Notarja kosovare, Rita Zeqiri, ka dështuar të kalojë më tej në garat e notit, stilin shpinë në 100 metra, duke e mbyllur garën për kohën 1:12:31, duke përfunduar prapa dy garueseve tjera.

Nepalezja Singh e mbylli garën e para për kohën 1:08:45, kurse Evelina Afoa ishte e dyta me kohën 1:08:74.

Rita, me këtë rast, i bashkohet çiklistit Qëndrim Guri dhe shenjëtares Urata Rama, duke u bërë garuesja e tretë kosovare që eliminohet nga ‘Rio 2016’. /Express/