Këngëtarja e njohur Rita Ora vazhdon të ndihmojë familjet e tragjedisë së Grenfellit që ndodhi ditë më parë.
Kjo tragjedi e kishte prekur shumë këngëtaren shqiptare, e cila kishte treguar se ngjarja ka ndodhur afër vendbanimit të saj, transmeton Gazeta Express.
Menjëherë pak kësaj Rita kishte shkuar në vendin e ngjarjes, duke ndihmuar banorët e Grenfellit.
Mirëpo Rita nuk po ndalet me ndihma. Ajo së fundmi në profilin e saj në Instastory ka postuar një fotografi ku fton të gjithë të blejnë bluzat me mbishkrimin e Grenfell.
Ndërkohë të gjitha fitimet do të shkojnë te familjet e prekura nga kjo tragjedi.
“Blini bluzat me mbishkrimin Grenfell! Të gjitha fitimet shkojnë te familjet e tragjedisë së Grenfellit”, shkruhej në këtë fotografi.
Zjarri i ngulfati ndërtesën 24-kateshe të banimit në qendër të Londrës. Mendohet se 79 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të lënduar./Gazeta Express/