ShowBiz

Rita Orës dhe Bebe Rexhës i bashkohet edhe kjo këngëtare

Muaj më parë i gjithë rrjeti u “çmend” pasi aludohej se dy këngëtaret me origjinë shqiptare do të bashkëpunonin në një projekt muzikor.

Më pas u përfol se pjesë e këtij bashkëpunimi do të ishte edhe këngëtarja e famshme Charli XCX, ndërkohë që vetëm pak orë më parë Rita Ora zbuloi lajmin e madh.

Në një intervistë për “IDOLATOR”, Rita u shpreh se fillimisht, projekti muzikor “Girls” u mendua të ishte në bashkëpunim vetëm me Bebe Rexha-n, por pas disa ripunimeve u përfshi edhe Charli XCX, ndërsa së fundmi u konfirmua edhe Cardi B.

4 këngëtaret e talentuara janë bashkuar për t’i kënduar forcës femërore dhe dashurisë që femrat japin. “Vitet e fundit kam njohur vajza të cilat nuk kanë pasur frikë të jenë vetvetja dhe kjo më frymëzoi për të krijuar ‘Girls’”, përfundoi Rita.

“Girls” pritet të publikohet më 11 maj në të gjitha platformat muzikore.

GIRLS – COMING FRIDAY 💕 @iamcardib @BebeRexha @charli_xcx

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Rita Ora sipas “Sunday Times” është futur në listën e muzikantëve të pasur të Mbretërisë së Bashkuar. Pasuria e saj arrin 16 milionë funte.Kësaj liste, e cila përpilohet nga Robert Watts, i prin këngëtarja e njohur Adele e cila posedon një pasuri prej 140 milionë funte.

Ajo radhitet e para sa i përket muzikantëve që janë deri në moshën 30 vjeçare.Ndërsa, Rita Ora është shfaqur në filmat Fifty Shades dhe ka pasur marrëveshje fitimprurëse me Adidas, firmën e rrobave të brendshme tezenis, Rimmel, DKNY dhe Marks & Spencer.

Ndryshe, Rita Ora dy ditë më parë, në Met Gala 2018 të mbajtur në New York, u komentua shumë për veshjen e saj ku u shfaq e bukur si asnjëherë tjetër.

E veshur me fustan të zi të gjatë ajo shkëlqeu gjatë kalimit në tapetin e kuq, shkruan Gazeta Blic.Në muzikë, projekti i fundit solo është ai me titull “Anywhere” i lansuar para gjashtë muajve ku deri tani ka arritur mbi 166 milionë shikime, ndërsa në bashkëpunim me Liam Payn, kënga me titull “For you” e lansuar para 3 muajve, kolonë zanore e filmit “Fifty Shades Freed” ka arritur mbi 120 milionë shikime./Gazeta Blic

the authorE B