Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora ka uruar Shqipërinë dhe shqiptarët për Ditën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit.
Ajo ka zgjedhur një mënyrë më ndryshe për t’i uruar shqiptarët. Përmes një videoje të publikuar në “InstaStory”, Rita ka incizuar një makinë e cila mbrapa saj kishte flamurin kombëtar.
Rita në këtë video dëgjohet duke thënë në gjuhën angleze “Urime Ditën e Pavarësisë Shqipëri”, mirëpo, ajo në shqip dëgjohet duke thënë “Respekt”