ShowBiz

Rita Ora ndez atmosferën, këndon popullore me Eranda Libohovën (Video)

Gjatë mbrëmjes së djeshme këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka qenë në Shqipëri pasi ka qenë e ftuar në dasmën e një të afërme të saj.

Ajo është argëtuar pafund në këtë dasëm ku ka kërcyer dhe kënduar. Megjithatë një video mjaft e këndshme është publikuar nga këngëtarja Eranda Libohova, e cila ka kënduar në këtë dasëm. Ajo dhe Rita shfaqet krahë për krahë duke kënduar këngë popullore kosovare. Rita shfaqet mjaft e çlirët dhe e dashur në këtë postim të Libohovës./Gazeta Express/

the authorE B