ShowBiz

Rita Ora mahnitëse në të kuqe, nënshkruan kontratë me gjigantin “Samsung” (Foto)

Rita Ora po vazhdon që të jetë njëra nga këngëtaret më “In” të momentit në tërë botën. Ku ajo me tre këngët e saj po rangohet në maje të toplistave botërore.

Rita nuk ka të ndalur ajo pas “Addidas” dhe brendit italian të të brendshmëve “Tezenis” është bërë fytyra edhe e një kompanie të madhe. Ajo nga dje ka filluar partneritetin me gjigantin “Samsung” ku do të bëhet imazh i saj, shkruan Indeksonline.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”. “Ckemi njerëz! Jam shumë e lumtur të lajmëroj që tani jam në partneritet me brendin e njohur “Samsung”. Aventura sapo ka filluar” ka shkruar Rita.

Ndërkaq ajo po vazhdon punën me projektet e reja të cilat do të dalin shumë shpejt në treg./Indeksonline/

the authorE B