ShowBiz

Rita e mërzitur për vdekjen e Tom Petty-t

Një ditë më parë ka ndërruar jetë muzikanti i njohur amerikan Tom Petty.

Petty ka vdekur në Kaliforni, në moshën 66 vjeçare, transmeton Gazeta Express.

Përveç familjarëve, miqve e shumë fansave, pas vdekjes së tij kanë shkruar edhe shumë yje të njohura.

Një ndër to është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora. Ajo në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një fotografi të Petty-t.

“Duke u lutur për Tom Pettyn”, kishte shkruar Rita.

66-vjeçari ishte gjetur pavetëdije në shtëpinë e tij në Kaliforni, pasi kishte pësuar një sulm kardiak. Ai ishte dërguar në spital, megjithatë nuk arriti të mbijetonte.

Petty ishte këngëtari i rok grupit The Heartbreakers, ndërsa njihet për hitet si American Girl, Breakdoën, Free Fallin’, Learning to Fly./Gazeta Express/

the authorE B