Tech

Risi në Facebook (Foto)

Facebook ka kopjuar përsëri Snapchat, duke lansuar një veçori të re për selfie të quajtur “Maskat”.

Duke filluar me skeletin e Halloween, një shtrigë dhe maskat kungull, disa përdorues të Facebook tani mund t’i përdorin efektet speciale kur bëjnë video Live.

Veçoria do të lëshohet sot për përdoruesit e iOS në SHBA, Britani dhe Zelandë të Re dhe figurat publike në Facebook Mentions për iOS, transmeton Gazeta Express.

Facebook thotë se maskat do të vijnë në Android dhe të gjitha vendet e botës “gjatë muajve në vazhdim”.