Aktuale

Rinumërohen mbi 78 për qind e vendvotimeve

Procesi i rinumërimit po vazhdon ende. Prej 1407 vendvotimeve që kanë shkuar në rinumërim pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, deri tani janë rinumëruar 1.101  vendvotime ose 78.25 për qind.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se gjatë ditës së nëntë, të enjten, janë rinumëruar 133 vendvotime.

“Deri ditën e nëntë  janë rinumëruar 1.101 (78.25%) nga 1.407 vendvotime”, tha Elezi.