Rajon & Botë

Rinis evakuimi i banorëve nga zonat e izoluara pas sulmit terrorist në Siri

Një proces evakuimi nga zonat e izoluara në Siri ka rinisur ditën e sotme, nën masa të larta sigurie, pas ndërprerjes nga një sulm terrorist që shënoi disa qindra të vdekur të shtunën e kaluar, bëri të ditur një korrespondent i medias në vendngjarje.

“Procesi ka rinisur me 3 000 banorë nga Foua dhe Kafraya (zona proregjimit) të evakuuar herët në mëngjes dhe gati 300 banorë të tjerë nga Zabadani si dhe dy zona të tjera rebele”, pohoi për median, Rami Abdel Rahmane, drejtor i Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

Një gazetar raportoi për dhjetëra autobusë që lanë pas qytetet Foua dhe Kafraya rreth orës 04:00 GMT të ndaluar në hyrje të Rachidine, një periferi rebele e qytetit të Alepos e përdorur si zonë tranziti gjatë operacioneve të para të evakuimit.

Procesi i evakuimit u shndërrua në një masakër ditën e shtunë ndërsa një autobombë kishte si objektiv autobusët që dilnin nga zona e Foua dhe Kafraya, dy zona të regjimit të izoluara prej më shumë se dy vitesh nga ana e rebelëve. Sulmi nuk ka ende një autor përgjegjës, shkaktoi të paktën 126 persona të vdekur, përfshirë 68 fëmijë, sipas OSDH-së.

the authorE B