Pas një kohë të gjatë mungesë në tregun muzikor është rikthyer me një produksion të ri këngëtari Vedat Ademi.
Kënga vjen me titullin “Let me Love” dhe është me tone tërësisht verore, duke iu përshtatur në këtë mënyrë sezonit që po vjen. Prej kohësh Vedati së bashku me familjen e tij janë zhvendosur në SHBA, megjithatë sërish është i pranishëm në tregun tonë muzikor me produksione të reja./Gazeta Express/