Pas humbjes së pësuar në Ligën e Kampionëve nga Juventusi, Barcelona ka mposhtur sonte Real Sociedadit në “Camp Nou” me rezultat 3-2.
Serinë e golave e ka filluar Lionel Messi me dy gola të shënuara (17’, 37), ndërsa golin e tretë për katalunasit e ka shënuar Paco Alcacer (44’). Por këto nuk ishin golat e vetme të shënuara nga Barcelona, pasi Samuel Umtiti shënoi autogol (42’) dhe Xavi Prieto (45’) ishte i vetmi që shënoi Real Sociedadit.
Lojtari më i vlerësuar i takimit, është Messi, i cili sonte ishte në formën e tij më të mirë.
Pas kësaj fitoreje, Barcelona vazhdon të qëndrojë vetëm 3 pikë parapa Real Madridit, i cili kryeson renditjen tabelare në La Liga, transmeton KosovaPress.