Dafina Rexhepi është kthyer furishëm në skenën muzikore, pas një periudhe të gjatë pauzimi.
Rexhepi sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, shkruan Indeksonline.
Kënga “Boi”, është vizuelizuar edhe me videoklip, ku Dafina duket për bukuri.
“Është nje periudh e gjatë që unë jam shkëputur nga skena per arsye personale dhe natyrisht është knaqësi që të rikthehem përsëri në skenën shqiptare. Muzika ime nuk zgjati shum por la gjurmë , te cilat më kanë inspiruar dhe me kanë bërë të ndihem e fuqishme si asnjeher me parë .Falenderoj familjen time dhe shoqërinë për përkrahje e veqanërisht fansat e mi që më kanë përkrahur gjithmonë.Ju dua pa fund. -Dafina RexhepI”, ka shkruar ajo./Indeksonline/