Është një nga këngëtaret shqiptare, e cila gjithnjë bën bujë qoftë edhe me një foto të saj.
Megjithatë kohët e fundit këngëtarja Bleona Qereti nuk ka qenë shumë aktive në rrjete sociale, duke mos postuar foto provokuese. Por duket se këtë herë ajo është rikthyer!
Ajo ka publikuar një foto në Instagram më seksi dhe provokuese se kurrë, e veshur e tëra në lëkurë se është rikthyer dhe se ndjekësit e saj duket të përgatiten për këtë rikthim të saj.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë Bleona këtë herë. Nuk dihet nëse dikush ka mundur të pushtojë zemrën e saj, pasi ajo është shprehur disa herë se pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Gani Bardha, nuk e ka gjetur akoma njeriun e duhur.
Gjithashtu mbetet për t’u parë se kur ajo do të publikojë një material të ri muzikor./Gazeta Express/