Aktuale

Rikthehet ajri i ndotur në Prishtinë

Cilësia e ajrit në Prishtinë po vazhdon të mbetet shqetësuese edhe në mëngjesin e ditës së sotme, shkruan Gazeta Express
Matësi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë konstaton se në matjen e fundit të bërë në orën 07:00 ndotja ka arritur nivelin 112.

Ky numër konsiderohet i pashëndetshëm, sidomos për disa grupe të ndjeshme.
Tash e disa kohë ndotja po mbetet shqetësim për banorët e kryeqytetit.

Prishtina është renditur madje e para në listën e qyteteve më të ndotura në botë.

Edhe pse disa ditë ishte i ndaluar qarkullimi i makinave, kjo nuk e ka përmirësuar situatën.

Shoqëria civile ditë më parë me anë të protestave kishte kërkuar përmirësim të gjendjes. /Express.

the authorE B