Duket se policia dhe OSHEE-ja kanë rinisur arrestimet e personave që dyshohet se vjedhin energji.
Siç bëhet e ditur nga OSHEE-ja 4 persona janë shoqëruar nga policia gjatë aksionit që po kryen aktualisht OSHEE Fier.
Andrea S., Adush L. dhe Themi M., kishin ndërhyrë në matës, duke vjedhur energjinë elektrike, kurse personi i katërt, Baftjar M., po nga Fieri, vidhte energjinë përmes lidhjes së paligjshme direkt te shtylla.
Aksioni kundër vjedhjes se energjisë në po vijon ende, ku priten të tjera arrestime.