Aktuale

Rikthehen 11 milionët e hequra nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore

Janë rikthyer 11 milionët e hequra nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore në buxhetin për shëndetësi këtë vit.

“Kur don e insiton edhe ja del” shprehet deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku duke thënë se ky vendim u mor në Komisionin të cilin ai e udhëheq.

“Këto para të rikthyera do të shërbejnë për barna falas ndaj pacientëve dhe shërim jashtë vendit – e rëndësishme për shumë jetë.

Falënderoj anëtarët e Komisionit e Ministrinë e Financave për mirëkuptim. Pra qenka e mundshme”, shkruan Abdixhiku në Facebook.

the authorE B