Aktuale

Rikonstruohet vendi i ngjarjes për një vrasje të vitit 2014

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha për KosovaPress, se në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet me urdhër të gjykatës në atë lokacion është duke u kryer një rikonstruim i vendit të ngjarjes lidhur me një rast vrasje që ka ndodhur në vitin 2014.

Ai tha se Policia e Kosovës është vetëm duke asistuar.

“Me urdhër të gjykatës kompetente në atë lokacion është duke u kryer një rikonstruim i vendit të ngjarjes lidhur me një rast vrasje që ka ndodhur në vitin 2014. Policia bazuar në kërkesën paraprake për asistencë ka ndërmarrë veprimet e saj për garantimin e sigurisë gjatë këtij procesi të rikonstruimit të vendit të ngjarjes”, ka thënë Hoxha.

the authorE B