ShowBiz

Reperi shqiptar përlot me fjalët për të birin: Noshi im, kur më dëgjove zërin pushove së qari! (Foto)

Nuk mund të mungonte në 1-vjetorin e vogëlushit Lian edhe urimi i babait të tij reperit Big Basta.

Ai ka shpërndarë në rrjete sociale të njëjtën video që ka publikuar edhe bashkëshortja e tij këngëtarja Vesa Luma. Ndërkohë nuk kanë munguar edhe fjalët e ndjera të tij për vogëlushin që i ka ndryshuar jetën me ardhjen në këtë botë një vit më parë.

“Jeta babit vet, si mund ta pershkruaj me fjale mrekulline qe ti je… Si mund ta them gezuar 1 vjetorin, kur mua me duket sikur te njoh gjithe jeten… Gjithmone mua dhe mamit na thonin se nuk ka dashuri me te madhe, dhe ne nuk e kuptonim dot derisa ti erdhe ne jete ne 29Maj 2016… Nuk do ta harroj ate moment kur te pashe per here te pare dhe te fola, dhe ti pushove ne cast se qari per te me degjuar, sepse ti e njihje zerin tim edhe me pare kur ishe ne bark dhe kur babi te fliste dhe tregonte se cfare do te benim bashke kur te vije ne boten tone. Ti nuk je vetem djali im, por shoku im me i ngushte dhe dashuria me e forte dhe me e paster qe kam ndjere! Gezuar ditelindjen noshi ime! U befsh cfare te do zemra! Babi dhe mami gjithmone do te te suportojme ne cdo hap tendin. Te dua me gjithe shpirt!,”-përfundon postimi i tij në rrjete sociale.

Big Basta dhe Vesa Luma janë lidhur në martesë disa vite më parë dhe më pas ka ardhur në jetë vogëlushi i tyre Lian. Më herët edhe këngëtarja Vesa Luma i ka dedikuar një postim të veçantë 1-vjetorit të vogëlushit të tyre./Gazeta Express/

the authorE B