Fun

Reperi i famshëm nis mbledhjen e fondeve për të parë nëse Toka është e rrafshët

Toka është e rrumbullakët, por reperi amerikan B.o.B. na nisur të mbledhë fonde për të dërguar satelitë në hapësirë në mënyrë që të gjejë dëshmi për ta vërtetuar të kundërtën.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Bobby Ray Simmons Jr, është ithtar i zëshëm i teorisë së Toka Është e Rrafshët – pohimi se Toka, në fakt, është disk e jo sferike, transmeton Express.

Disa ithtarë të teorisë së Toka Është e Rrafshët pohojnë se punëtorët e NASA-s e ruajnë skajin e botës për të mos i lënë njerëzit të bien poshtë.

Duke kërkuar t’i mbledhë 200.000 dollarë në uebsajtin GoFundMe, B.o.B i referohet vetes si “Bobi i Tokës së Rrafshët”.

Ma tregoni lakoren

“Po e nis këtë GoFundMe sepse do të doja të dërgoj një, nëse jo shumë satelitë, sa më larg që është e mundur në hapësirë dhe sa më larg që është e mundur në orbit, për ta gjetur lakoren”, ka thënë ai.

“Jam duke e kërkuar lakoren”, ka shtuar ai.

Lakorja të cilës i referohet B.o.B. është një temë periodike në teoritë konspirative të Tokës së Rrafshët. Përkrahësit besojnë se, nëse Toka do të ishte e rrumbullakët, atëherë lakimi i Tokës do të ishte shumë më i dukshëm për syrin e lirë.

/Express/

the authorE B