Kujtdo prej nesh i ka lindur një herë pyetja se pse Besnik Canolli mban për emër arti 2po2.
Kujtojmë se dikur 2po2 ka qenë emri i grupit që kishin krijuar Besniku dhe Arben Mehmeti, por pas ndarjes së këtij grupi Besniku vazhdoi të mbante të njëjtin pseudonim.
Por, tashmë duket era e ‘2po2’-shit ka mbaruar, pasi që nga sot do të kemi… 3po3! Bëhet fjalë pikërisht për reperin dhe dy djemtë e tij. Mbrëmjen e djeshme Besniku ka publikuar në Instagram një foto me djemtë e tij, ku bashkangjitur shkruan:
Kohët e fundit kemi parë se ai poston shpeshherë foto me ta sidomos me djalin e madh, duke na treguar se përveç lidhjes babë e bir, ata janë si shokë, shkruan blitz.al.
Epo, tashmë që edhe djemtë janë rritur, ku i dihet, ndoshta i shohim krah babait të tyre në klipin e radhës.