Aktuale

Rëndohet situata e zjarreve në vend, digjen tre banesa, rrezikohet fabrika

Zjarret e ditëve të fudnit jo vetëm që nuk po shuhen, por janë duke iu afruar edhe banesave në disa vende. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 19 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Dibër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, ndërsa në Mallakastër janë djegur tre banesa. Në Mallakastër është përfshirë nga flakët kodra në Corrush, ndërsa nga të dhënat e fundit janë djegur tre banesa.

Sipas shefit të zjarrfikëses zjarri është i madh, ndërsa ndërhyrja është e vështirë. Banorët bëjnë apel për ndihmë. Po ashtu situatë kritike paraqitet edhe në Vorë ku flakët e zjarrit i janë afruar një fabrike fishekzjarrësh. Emergjencat Civile kanë nisur ndërhyrjen nga ajri në fshatin Kuç në Vorë për të shuar zjarrin, që vijon pre dy ditësh.

Në fshatin Kuç nga flakët është në rrezik fabrika e fishekzjarrëve me 5 ton lëndë shpërthyese brenda, ndërsa përpos ndërhyrjes nga ajri vijon operacioni nga toka nga ushtria, zjarrfikësja dhe policia. Në Dropull ditën e sotme kanë kryer një fluturim për të shuar vatrën e zjarrit nga ajri dy avionë grekë. Mbi tunelin e Krrabës ka ende një vatër zjarri aktive ndërsa ndërhyrje nga ajri këtë të premte shërbimi i emergjencave ka planifikuar dhe në zonën e Syrit të Kaltër.

the authorE B