FIFA ka publikuar renditjen për muajin prill.
Përfaqësuesja e Kosovës ka rënë për dy pozita në renditjen e re të FIFA-s e cila është publikuar sot.
Kosova që deri një muaj më parë ishte e 170-ta në këtë renditje tani mbanë pozitën e 172-të me 112 pikë.
Në krahasim me Kosovën, kombëtarja e Shqipërisë nuk ka lëvizur fare nga pozita e 66-të në të cilën ishte edhe një muaj më parë.
Vendi i parë mbahet nga Brazili, i cili është i ndjekur nga Argjentina dhe Gjermania, që mbajnë pozitat dy dhe tre.