Përfaqësuesja e Kosovës edhe zyrtarisht gjendet në renditjen tabelore të FIFA-s.
Kjo është hera e parë që përfaqësuesja jonë të renditet përkrah kombëtareve botërore.
Pas publikimit të listës së muajit korrik të FIFA-s, Kosova zë pozitën e 190-të, ku ka 66 pikë, transmeton Telegrafi.
Në takimin e fundit, Kosova ka triumfuar kundër Ishujve Faroe me rezultat të pastër prej 2-0.
Ndërsa kombëtarja e Shqipërisë gjendet në vendin 37-të me 667 pikë.
Vlen të theksohet se në vendet e para nuk ka ndryshime, ku prin Argjentina, ndërsa pasohet nga Belgjika, Kolumbia, Gjermania dhe Kili.
Kosova
Shqipëria