Tech

Renault Scenic dhe Grand Scenic me versione të reja luksoze (Foto/Video)

Modelet e reja Scenic dhe Grand Scenic të kompanisë së njohur franceze, Renault, tani janë në dispozicion edhe në version luksoz “Initial Paris”.

Versioni Initial Paris vjen me ngjyrën e veçantë Noir Améthyste, rrotat nga alumini prej 20-inç, maskën e përparme nga kromi, logon “Initial Paris”, dritat LED për mjegull, transmeton Koha.net. Po ashtu, Initial Paris përfshin edhe interierin nga lëkura Nappa, disa detaje nga kromi, ulëset me nxehje dhe masazh, një ekran Head-Up, sistemin e zërimit Bose dhe sistemin për auto-parkim – Easy Park Assist.

Në gamën e motorëve të këtij versioni në dispozicion janë këto: motori benzinë TCe 130 me marsh manual, motori dizel dCi 110 Hybrid Assist me marshin manual, dizel dCi 110 me marshin automatik EDC me dy koplunga, dizel dCi 130 me marshin manual, si dhe motori dizel dCi 160 në kombinim me marshin EDC.

Për më tepër shikoni fotografitë dhe videon më poshtë.

the authorE B