Conor McGregor dëshiron një tjetër përplasje me kampionin e shumëfishtë botëror, Flyod Mayweather, transmeton IndeksOnline.
Por, këtë herë jo në stilin e një boksieri. Conor i ka kërkuar amerikanit që “rematchi” të ndodhë në sportin e “MMA”, artëve merciale, ky i fundit është kampioni.
“Unë dua një luftë ndryshe nga boksi, le të vjen ai në MMA, dhe të shohim kush është 50 me 0. Ai ka thënë për këtë luftë, kështu nëse ai dëshiron, le ta bëjmë këtë. Nuk ka shpresë në ferr… Do doja ta shija anën e tij në këtë sport”, ka thënë McGregor.
Ky “rematch” mes legjendës së boksit Flyod dhe McGregor pritet të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm./IndeksOnline/