Që kur është bërë pjesë e familjes së këngëtares Remzie Osmani, ajo është bërë ndër më të komentuarat në showbizin shqiptar.
Bëhet fjalë për Gëzime Krasniqin, të fejuarën e djalit të këngëtares Osmani, transmeton Gazeta Express.
Gëzimja dhe Hami para disa muajve dashurinë e tyre e kurorëzuan me fejesë, në një ceremoni mjaft të bukur e organizuar nga këngëtarja e famshme.
Por, ajo që vlen të përmendet është se Gëzimja ka marrë gjithë vëmendjen me bukurinë e saj e linjat perfekte.
Së fundmi ajo në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një fotografi ku shihet e veshur me një fustan të zi ku vë në pah linjat e saj.
Ajo këtë foto e ka realizuar pranë pishës së zbukuruar për Vitin e Ri.
“E kjo eshte vertet nusja ma e bukur e vjehrrave te estrades se mbas pari Vjehrren e ka yll e edhe djali ka dite me ja pershtat nje nuse per qef Nanes”, ishte njëri ndër komentet që i kishte lënë dikush Gëzimes./Gazeta Express/