Sport

Refuzohet apeli i Romës, Strootman dënohet me dy ndeshje

Kevin Strootman do të humbasë dy sfida të rëndësishme në këtë fund të stinorit.

Simulimi në derbin e qytetit përballë Lazios, i ka kushtuar rëndë mesfushorit holandez, Kevin Strootman, i cili është suspenduar me dy ndeshje mos lojë.

Strootman ka fituar një penallti e cila nuk ekzistoi fare në barazimin momental të Romës, por në fund skuadra e tij humbi 1:3 nga rivalët e qytetit.

Pas rishikimit të video incizimeve Federata Italiane ka vendosur që ta dënojë lojtarin me dy ndeshje.

Roma ka apeluar vendimin por ai është refuzuar dhe kësisoj Strootman do të mungojë në ndeshjet ndaj Milanit në fundjavë dhe Juventusit vikendin e ardhshëm.