Aktuale

Reçica jep një lajm të rëndësishëm për punëkërkuesit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, nëpërmjet një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka treguar se MPMS, me mbështetjen e UNDP-së ka shpallur të hapur Programin e Subvencionimit në Pagë, ku pritet të punësohen 120 punëkërkues.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me mbështetjen teknike të UNDP, shpall të hapur Programin e Subvencionimit në Pagë, duke filluar prej datës 16 mars 2018. Ky Program do t’u ofroj punësim një vjeçar 120 të papunëve afatgjatë, të regjistruar në Zyrat e Punësimit, në të gjitha Komunat e Kosovës”, ka shkruar ministri Reçica.

“Me këtë rast, ftojmë kompanitë e sektorit privat të aplikojnë në Zyrat e Punësimit në komunat përkatëse, që të përfitojnë subvencionim prej 50 për qind të pagës mujore, për çdo person të papunë që punësojnë për periudhën një vjeçare. Afati i fundit për aplikim nga punëdhënësit dhe punëmarrësit është data 6 prill 2018 deri në ora 16:00”, thuhet tutje në njoftimin e ministrit.

the authorE B