Pamja e thonjve tuaj thotë shumë për ju dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të keni thonjtë e bukur dhe të rregulluar gjatë gjithë kohës.
Me siguri që shpesh nuk keni kohë të mjaftueshme për të kushtuar përkujdesje ndaj thonjve tyre, ose ata dhe mund të jenë aq të dëmtuar sa të mos rriten aq të fortë dhe të qëndrueshëm, shkruan Gazeta Express.
Ju sjellim një recetë me produkte nga shtëpia, të propozuar nga grimerja e njohur Sellma Kasumovic, për thonj të shëndetshëm dhe të fortë, të cilën ja vlen ta provoni.
Gjithçka që ju duhet është vaj kokosi dhe limon.
Në një tas duhet ta shtrydhni limonin, dhe 4 lugë vajë kokosi.
Këto së bashku duhet t’i përzieni, e më pas lyeni thonjtë duke e masazhuar edhe lëkurën tuaj.
Këtë duhet ta provoni 10 herë brenda ditës, për 14 ditë. /GazetaExpress/.