Sport

Realit i kushtojnë shtrenjtë vazhdimet e kontratave (Foto)

Drejtuesit e Real Madridit kanë filluar t’i blindojnë lojtarët kryesor të ekipit.

Toni Kroos dhe Luka Modric kanë nënshkruar kontratat e reja me Real Madridin deri në vitin 2022, derisa të njëjtën pritet ta bëjnë edhe Cristiano Ronaldo dhe Lucas Vazquez.

Sipas një përllogaritje të bërë nga e përditshmja sportive madrilene AS, vazhdimi i kontratave, me rritje page, do t’i kushtoj Real Madridit 31.4 milion euro në vit, përcjell Express.

Kross kishte një pagë prej 10.9 milionë euro në sezon, derisa me kontratën e re gjermani do të përfitojë 20 milionë. Pagës së Krossit, me rritje, i afrohet edhe Luka Modric me kontratën e re.

Kurse, edhe Ronaldo e Vazquez do të kenë paga të përmirësuara me kontratat e reja. /Express/