Sport

Reali zgjon interesimin për Courtois

Real Madrid ka zgjuar interesimin për portierin, Thibaut Courtois.

Sipas asaj që raporton Evening Standard, Thibaut Courtois ende nuk ka nisur bisedimet për kontratën e re me Chelsean, kjo ka bërë Real Madridin të reagojë dhe duket se Keylor Navas do të largohet nga Santiago Bernabeu.

Madrid lidhet me Courtoisin që një kohë të gjatë, që ka kontratë edhe për dy vite me klubin anglez, por më pas u fokusuan kah David de Gea e Gianluigi Donnarumma, si zëvenmdësues të Navas.

Por, pas deklaratave të agjentit të lojtarit, se kohë pas kohe bisedon me Los Blancos për belgun, ka shtyrë kampionët e Evropës që të tentojnë edhe një herë për t’i siguruar shërbimet e ish portierit të Atletico Madridit. /Express/