Raul Gonzalez dhe Roberto Carlos kanë udhëtuar së bashku me Real Madridin në Cardiff
Skuadra e Real Madridit është nisur drejtë Cardiffit, ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve
Me skuadrën e Los Blancos drejtë Mbretërisë së Bashkuar kanë udhëtuar edhe dy ish legjendat e Real Madridit.
Fjala është për sulmuesin spanjoll, Raúl Gonzalez dhe mbrojtësin brazilian, Roberto Carlosin, shkruan Gazeta Express.
Finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit do të zhvillohet më 3 qershor në Cardiff të Uellsit. /Express/