Zinedine Zidane nuk mund të llogarisë në disa prej lojtarëve kryesorë për ndeshjen ndaj Sevillas.
Real Madridi si fitues i Ligës së Kampionëve do të ndeshet me Sevillan e cila ka fituar Ligën e Evropës, nesër në Trondheim të Norvegjisë.
‘Los Blancos’, janë në telashe të mëdha me lëndimet e lojtarëve kryesorë dhe për ndeshjen e nesërme jashtë listës kanë mbetur futbollistë si: Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Toni Kroos, Pepe dhe portieri Keylor Navas, transmeton KosovaPress.
Kjo është lista me lojtarët e ftuar nga Zidane: PORTIERËT: Casilla, Yanez, Luca; MBROJTËSIT: Carvajal, Ramos, Varane, Nacho, Danilo, Marcelo; MESFUSHORËT: James, Casemiro, Kovacic, Modric, Isco, Asensio, Llorente; SULMUESIT: Benzema, Vazquez, Morata, Mariano.