Real Madridi ka marrë tri pikë të tjera në La Liga, pasi mposhti 5:2 Osasunën në ‘Santiago Bernabeu’.
Djelmoshat e Zinedine Zidane janë rikthyer furishëm nga Kombëtaret e tyre. Në ndeshjen e parë pas detyrave me Kombëtare, ‘Los Blancos’ shkatërruan Osasunën duke e mposhtur me rezultat 5:2.
Cristiano Ronaldo u rikthye pa dy muajve lëndimi dhe luajti për 65 minuta. Ai shënoi golin e parë për ekipin e Zinedina Zidane.
Golat tjerë për Kampionët e Evropës i shënuan Danilo (41’), Sergio Ramos (45’), Pepe (56’) dhe Luka Modric (62’). Derisa për mysafirët shënuan Oriol Riera (64’) dhe David Garcia (78’).