Sport

Reali refuzon 80 milionë, kërkon më shumë

Alvaro Morata ishte afër Manchester Unitedit, por edhe një herë tjetër Reali i Madridit i ka thënë jo anglezëve.

Sipas Goal.com klubi anglez ofertën e fundit e bëri 80 milionë euro për sulmuesin e Spanjës, por as kjo nuk ka mjaftuar për të bindur Florentino Perez që të shesë 24-vjeçarin.

Plot 90 milionë euro është shuma që Reali i Madridid do që ta shesë Moratan.

Një objektiv tjetër për ekipin e Jose Mournihos është Romelu Lukaku, i cili me gjasë do të largohet këtë verë nga “Godison Park”./IndeksOnline/