Sport

Reali i propozon Chelseat një shkëmbim lojtarësh

Real Madrid insiston për transferimin e portier Thibaut Courtois.

Pas përgjigjes negative nga Chelsea për portierin Courtois, Reali nuk heq dorë nga reprezentuesi i Belgjikës.

Drejtuesit e ‘Los Blancos’ janë të gatshëm t’i ofrojnë klubit londinez James Rodriguezin në shkëmbim të Courtois, një ofertë që sigurisht se do ta bëjë Antonio Conten të mendohet mirë para se të marrë një vendim.

James ka humbur vendin e titullarit në formacionin e Realit dhe me shumë gjasë do të largohet në verë dhe për këtë arsye madrilenët kërkojnë që të përfitojnë nga largimi i tij dhe ta marrin portierin e shumë dëshiruar që ka deklaruar haptas se do të donte të kthehej në Spanjë, pasi që për një kohë ka qenë pjesë e rivalëve të qytetit të Realit, Atletico Madrid.