Sport

Reali i plagosur, pa gjashtë yje në Superkupën e Evropës (Foto)

Zinedine Zidane duket në telashe para finales së Superkupës së Evropës që e zhvillon ndaj Sevillas

Real Madridi do ta nis finalen e Superkupës së Evropës, e cila luhet me 9 gusht, pa gjashtë lojtarët me të cilët triumfojë në finale të Ligës së Kampionëve.

Cristiano Ronaldo, Pepe dhe Keylor Navas, do të mungojnë për shkak të dëmtimeve, derisa Gareth Bale dhe Toni Kroos kthehen pas pushimeve vetëm tri ditë para finales.

Sipas të përditshëm sportive madrilen, AS, në dyshim për këtë sfidë është edhe sulmuesi francez, Karim Benzmea, shkaku i lëndimit. /Express/