Real Madrid e dëshiron me çdo kusht sulmuesin argjentinas të Juventusit, Paulo Dybala
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e ka kuptuar që skuadra ka nevojë për një sulmues të ri dhe dëshira kryesore e tij është Paulo Dybala.
Transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë sepse Juventus nuk dëshiron largimin e tij.
Rreali për të bërë më të lehtë prurjen e Dybalas është gati që si pjesë të marrëveshjes përveç parave të përfshijë edhe shërbimet e mesfushorit gjerman Toni Kroos, shkruan Rai Sport.
Juventus për të ndalur largimin e argjentinasit në anën tjetër ka nisur bisedimet për kontratë të re, e cila do të përmirësonte edhe kushtet e saj. /Express/