Real Madridi është i gatshëm që t’i ofrojë Bayern Munichut 65 milionë euro për David Alaban.
Kampionët e Evropës kanë nisur ‘gjahun’, për lojtarin e krahut të majtë të Bayern Munichut, David Alaba.
Siç raporton gazeta madrilene ‘AS’, Florentino Perez ka një ofertë zyrtare prej 65 milionë eurove, për reprezentuesin austriak, të cilën në ditët e ardhshme do t’ia propozojë Bayernit, transmeton KosovaPress.
Reali ka kohë që interesohet për Alaban, derisa babai i lojtarit kishte deklaruar që ndihet “krenar”, që një klub si Reali po interesohet për të birin e tij.