Real Madrid ka mësuar dy kundërshtarët e mundshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube
Me suksesin e Gremios në Copa Libertadores është mësuar edhe kuadri i plotë i skuadrave që do të marrin pjesë në Botërorin e klubeve që do të zhvillohet nga data 6 deri në 16 dhjetor në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Përveç Realit të Madridit dhe Gremios dy skuadrave kampione të Champions League dhe Copa Libertadores, në këtë garë do të marrin pjesë edhe meksikanët e Pachucas që janë shpallur kampionë të Amerikës së Veriut, japonezët e Urawa Red Diamonds që fituan Championsin aziatik, marokenët e Wydad Casablanca të cilët bënë të tyrin Champions Leaguen afrikane, neo-zelandezët e Auckland City dhe vendasit Al Jaziras.
Në gjysmëfinalen e dytë që do të zhvillohet në 13 dhjetor Abu Dabi, Reali i Madridit do të sfidojë fituesen e çiftit mes Urawa Red Diamonds dhe Al Jazira-Auckland-City, dy skuadrave që do ta nisin garën me një raund paraeliminator. /Express/





















