Real Madrid e ka mposhtur edhe një herë tjetër rivalin më të madh Barcelonën në garë për transferim e ndonjë lojtari, ashtu siç kishte ndodhur shpesh në vitet e fundit
Mbrojtësi francez i Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte do të refuzojë Barcelonë për të kaluar në Real Madrid, shkruan Don Balon.
Laporte është zgjedhja e parë e trajnerit Zinedine Zidane, i cili dëshiron të përforcojë mbrojtjen në janar.
Për shërbime e francezit Reali është gati të paguajë 64 milionë euro, duke e bërë mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të futbollit.
Ky nuk është lojtari i vetëm që zgjodhi Realin para Barcelonës në vitet e fundit, pasi kështu vepruan edhe Isco, Asensio, Ceballos, Vallejo, Vinicius apo Odegaard. /Express/