Sport

Reali mbetet pa Varane

Raphael Varane është lënduar në ndeshjen ndaj Valencias.

Real Madridi pas humbjes në mesjavë nga Valencia, ka mbetur edhe pa qendërmbrojtësin Raphael Varane i cili ka pësuar një lëndim.

Pas ekzaminimeve mjekësore është vërtetuar se francezi ka lënduar kofshën e majtë dhe do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën pesë javë.

Varane do të humbasë ndeshjet ndaj Las Palmas, Eibar, Betis dhe Athletic Bilbao në La Liga, si dhe duelin e kthimit ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.